Kosovë, s’ka tërheqje të trustit

TË FUNDIT

Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Fondin Pensional që mundëson tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti.

Të enjten në Kuvend me 55 vota kundër, 42 pro është rrëzuar iniciativa e qytetarëve që të lejohet tërheqja e deri 30 për qind të mjeteve të trustit.

Kundër ishin deputetët e pushtetit. Pas dështimit, deputetët e opozitës lëshuan sallën.

Projektligji me të cilin kërkohej të tërhiqej një pjesë e trustit pati shkuar në Kuvend nëpërmjet peticionit me mbi 21 mijë nënshkrime të qytetarëve.

Një iniciativë e tillë pati dështuar edhe në qershor të vitit të shkuar./21Media