Pas mbledhjes së Komitetit për menaxhim të pandemisë, ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Rifat Latifi tha se kanë rekomanduar lehtësim të masave anti-COVID.
Latifi tha se për shkak të situatës pandmike janë krijuar kushtet për lirim të masave.
Ai tha se ora policore është zhvendosur në orën 00:00, ndërsa puna e gastronomia lejohen deri në orën 23:00.
Ndër masat që do të lehtësohen është edhe hapja e fitneseve.
Masat do të miratohen nesër dhe hyjnë në fuqi të shtunën./21Media
