Kosovë, qytetarët do të vaksinohen pa termine

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njofton se prej ditës së nesërme, respektivisht prej 04.11.2021, të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë të vaksinohen kundër Covid-10 pa termine, përcjell TV21. Qytetarët mund të vaksinohen në secilën qendër të vaksinimit kudo në Kosovë.

“Ministria e Shëndetësisë i informon qytetarët e Republikës së Kosovës se duke filluar nga nesër ata mund të vaksinohen në cilëndo qendër të vaksinimit në Kosovë, pa termin të caktuar paraprakisht.Qytetarët mund të vaksinohen në secilën qendër të vaksinimit kudo në Kosovë, pavarësisht se cilës komunë i takojnë me vendbanim”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndryshe, Kosova ka imunizuar 40.6 për qind të popullsisë së përgjithshme, ndërkaq së fundmi është miratuar edhe vendimi që lejon vaksinimin e personave nga mosha 12 vjeçe.