Kosovë, Presidenti Thaçi e nënshkroi dekretin për Ligjin për përballje me pandeminë

TË FUNDIT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në rrjetin social Facebook, bëri të ditur se e ka nënshkruar dekretin për shpalljen e Ligjit për luftë kundër pandemisë, i cili të premten e kaluar më 14 gusht u miratua nga Kuvendi i Kosovës.

“Kosova tashmë e ka Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Projektit Emergjent COVID-19 dhe atë për Marrëveshjen e Huasë ndërmjet Kosovës dhe BE-së për ndihmën makro-financiare.

Sot i dekretova këto tri ligje tejet të rëndësishme që ndihmojnë në tejkalimin e kësaj situate dhe në rimëkëmbjen e ekonomisë sonë”, shkruan në Facebook, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. 

Kosova tashmë e ka Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes me…

Gepostet von Hashim Thaçi am Donnerstag, 20. August 2020