Kosovë, ​Osmani paralajmëron seancë të Kuvendit më 4 qershor

TË FUNDIT

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani sot është takuar me ambasadorin norvegjez Jens Eerik Grondahl.

Osmani atë e njoftoi për aktivitetet aktuale të Kuvendit si dhe zhvillimet politike në vend.

“Komisionet parlamentare po punojnë me kapacitet të plotë, teksa ka bërë të ditur se me të njëjtin ritëm do të funksionojë edhe Kuvendi i Kosovës, i cili seancën e radhës do ta ketë më 4 qershor”, tha Osmani.

Ajo falënderoi ambasadorin Grondahl për ndihmën e shtetit norvegjez dhënë Kosovës në menaxhimin e pandemisë Covid-19 si dhe për ndihmën e paralajmëruar socio-ekonomike për menaxhimin e pasojave të shkaktuara nga pandemia.

Gjithashtu, në këtë takim Osmani e uroi ambasadorin Grondahl për Ditën e Kushtetutës së shtetit norvegjez, e cila u shënua ditë më parë. /21Media