Kosovë, nga sot testime për Covid-19 edhe në laboratorë privatë

Must Read

Murinjo arriti në Shkup me ekipin e tij

Trajneri i Tottenham Zhoze Murinjo së bashku me lojtarët arriti në Shkup, raporton TV21.

Snopçe: Vetë ministrat e kësaj Qeverie e pranojnë se drejtësia është e partizuar!

Deputeti nga koalicioni ASH-AAA, Halil Snopçe në magazinën informative në TV21, tha se vetë ministrat e kësaj...

A shkoi mbarë trajnimi për platformën online? Trajnuesi Ismaili: Nuk pritet fillim i suksesshëm i vitit shkollor

Mungesa e infrastrukturës IT, e kompjuterëve për mësuesit dhe koha e shkurtër janë disa nga sfidat kryesore...
- Advertisement -

Duke nisur nga kjo javë, në Kosovë disa institucione shëndetësore private, pasi të pranojnë licencën nga Ministria e Shëndetësisë, do të fillojnë të kryejnë teste serologjike dhe teste me metodën PCR për COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Testet serologjike janë ato teste në bazë të të cilave mund të vërtetohet nëse një person e ka pasur koronavirusin dhe bëhet përmes mostrave të gjakut. Ndërkaq, testi PCR përcakton nëse virusi është aktiv, duke analizuar strishot nga hunda dhe fyti.

- Advertisement -

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, ka bërë të ditur më 7 gusht se nga 123 aplikacione të institucioneve shëndetësore, kanë shqyrtuar 37 prej tyre dhe pritet të licencojnë 33 laboratorë të testime për COVID-19 – 31 institucione që ofrojnë shërbime për teste serologjike dhe vetëm 2 laboratorë, që do të ofrojnë testime PCR.

Zemaj tha se nga kjo javë laboratorët privatë të licencuar, mund të fillojnë me testime për COVID-19.

- Advertisement -

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti tha për Radion Evropa e Lirë se gjatë kësaj jave fillohet me lëshimin e licencave për institucionet private.

Ndërkohë, në proces të shqyrtimit janë edhe rreth 50 institucione të tjera.

Çmimi i një testi serologjik, jo më shumë se 20 euro

- Advertisement -

Për testime serologjike për COVID-19, ka aplikuar edhe laboratori privat në Prishtinë ‘Analiza’.

Valon Sopa, udhëheqës i këtij laboratorit, tha për Radion Evropa e Lirë se ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë se a janë licencuar. Megjithatë, ai pret që të hënën, më 10 gusht, të marrin licencën nga Ministria e Shëndetësisë dhe të fillojnë me testime serologjike.

Sa i përket çmimeve për teste serologjike që do të mund të kryhen në këtë laborator, Sopa thotë se nuk do të jetë më i lartë se 20 euro.

“Çmimet i përcaktojmë vet. Ende nuk e dimë saktë pasi që nuk i kemi marrë ende testet nga doganat për të cilat na diktojnë çmimet, por kështu do të jenë (20 euro). Këto çmime nuk na janë diktuar nga askush. Por, janë çmime të arsyeshme duke pasur parasysh edhe situatën”, thotë Sopa.

Disa spitale në Prishtinë kanë paralajmëruar se mund të bëjnë teste me metodën PCR për COVID-19, dhe çmimi mundet të jetë deri në 50 euro.

Ofertat dhe kërkesat diktojnë çmimet

Sa i përket çmimeve, autoritetet në Kosovë nuk mund ta përcaktojnë çmimin, pasi që sektori privat i nënshtrohet konkurrencës së tregut të lirë. Oferta, kërkesa dhe tregjet e jashtme përcaktojnë çmimet e produkteve të caktuara.

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë patën deklaruar se me lejimin e testimeve në sektorin privat do të mbikëqyren nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), si institucioni i vetëm që kryen teste valide për COVID-19./REL

- Advertisement -

Murinjo arriti në Shkup me ekipin e tij

Trajneri i Tottenham Zhoze Murinjo së bashku me lojtarët arriti në Shkup, raporton TV21. Shumë ekspertë Zhoze Murinjon...

Snopçe: Vetë ministrat e kësaj Qeverie e pranojnë se drejtësia është e partizuar!

Deputeti nga koalicioni ASH-AAA, Halil Snopçe në magazinën informative në TV21, tha se vetë ministrat e kësaj Qeverie e pranojnë se drejtësia...

A shkoi mbarë trajnimi për platformën online? Trajnuesi Ismaili: Nuk pritet fillim i suksesshëm i vitit shkollor

Mungesa e infrastrukturës IT, e kompjuterëve për mësuesit dhe koha e shkurtër janë disa nga sfidat kryesore se pse fillim viti shkollor...

Tetovë, infektohet një edukatore me Covid-19, izolohen fëmijët që kanë qenë nën përkujdesjen e saj

Një edukatore e çerdhes “Rinia” në Tetovë ka rezultuar pozitiv me Covid 19. E njëjta   tani është në gjendje të mirë shëndetësore,...

Hajko Mas është në karantinë, i infektuar me Covid-19 një person i sigurimit

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Hajko Mas është në karantinë pasi një truprojë e tij ka qenë pozitiv në koronavirusin e...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -