Kosovë, Mustafa: Marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ketë pa Uashingtonin në tavolinë

Must Read

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo...
- Advertisement -

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, thotë se pa pjesëmarrje aktive të SHBA-së në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të pritet të arrihet marrëveshje kolektive për zgjidhjen e kontesteve mes dy shteteve, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Mustafa për portalin “Gazeta ekspres” deklaroi se dialogu që po zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian është politik dhe, edhe pse atë në këtë moment e udhëheq koordinatori kombëtar Skender Hyseni, ai gjithsesi nuk është në nivel teknik.

- Advertisement -

Lideri i LDK-së dhe ish kryeministri pret që në procesin e gjetjes së zgjidhjes për kontestet me Beogradin, Qeveria aktuale e Kosovës, e udhëhequr nga bashkëpartiaku i tij, Avdullah Hoti, do të konsultohet dhe do të sigurojë pajtueshmëri nga të gjithë faktorët në vend – nga presidenti i shtetit Hashim Thaçi, nga partitë në koalicionin qeverisës, si dhe nga opozita.

Mustafa theksoi se roli udhëheqës në dialogun me Serbinë i takon vetëm kryeministrit Hoti dhe askujt tjetër.

- Advertisement -

“Askush nuk e zëvendëson dhe nuk e merr rolin e kryeministrit në dialog. Por është e pamundur që kryeministri të bisedoj për çdo gjë dhe në të gjitha fazat. Dialogu është politik, edhe temat që diskutohen në nivel të koordinatorit shtetëror janë politike, jo teknike”, ka thënë Mustafa.

Lidhur me vizitën që këto ditë e ka pasur koordinatori për dialogun me Beogradin, Skender Hyseni në Uashington, Mustafa tha se Kosova pret që SHBA-ja aktivisht të jetë e pranishme në tavolinën e dialogut.

- Advertisement -

“Sa i përket SHBA-së, unë ndaj mendimin se nuk ka marrëveshje pa pjesëmarrje aktive të tyre në këtë proces. Jo vetëm që Kosova do të konsultohet ngushtë me SHBA-në, por ajo pret që SHBA do të jetë në tavolinën e dialogut. Prandaj e vlerësoj ftesën që Departamenti i Shtetit ia ka bërë Hysenit dhe vizitën e tij në Uashington”, ka thënë Mustafa.

- Advertisement -

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së të ndikojë që interpretimet bullgare...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo ditë e më shumë është...

Konfirmohen dënimet me burg për “Tankun”, Jankullovska do të shkojë në burg, Gruevski mbetet në Budapest

https://youtu.be/1gIbSTVFia4 Refuzohen ankesat e tre të dënuarve për blerjen e Mercedesit luksoz prej 600 mijë eurove –...

“Stop Rusino” kërkon mbylljen e deponisë, Nuredini: Edhe për disa vite Rusino e hapur!

https://youtu.be/RCGqvEZnlp8 Deponia Rusino vazhdon të jetë e bllokuar  nga aktivistet e lëvizjes “Stop Rusino” Kërkojnë që kjo...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -