Kosovë, mbi 33 mijë persona kanë pranuar dozën përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njofton se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, 33 mijë e 156 persona kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës Anti-COVID në Kosovë. Tutje në njoftim thuhet se në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 156 doza të vaksinës kundër COVID-19.

”Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.717.379 doza të vaksinës. Deri më sot 796.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 885.379 me dozën e parë, kurse janë dhënë edhe 2 mijë e 169 doza të treta të vaksines kundër COVID-19./21Media