Drejtoria Inspeksionit të Malit të Zi ka kthyer mbrapsht nga kufiri me Shqipërinë, 23 tonë patate me origjinë nga Kosova.
Mediat malazeze kanë raportuar se sipas inspektoratit të fitosanitarisë, inspektorët kanë gjetur se patatet përmbajnë “organizma të dëmshëm”, transmeton lajmi.net.
Fitosanitaria e Malit të Zi, sipas mediave atje, ditë më parë kishte kthyer mbrapsht edhe 32 tonë patate të Serbisë në të cilat janë gjetur insekte.
Ndërkaq Doganat e Kosovës nuk kanë informatë për ndalesën e importit të 23 tonelatave të patateve nga Kosova në Malin e Zi. Kjo është konfirmuar sot pas njoftimit të medieve malazeze për këtë ndalesë në bazë të një konstatimit të inspektorëve fitosanitar të Malit të Zi se patatet nga Kosova përmbajnë organizma të dëmshëm .
Ndjekim deklaratën e zëdhënësit të Doganave të Kosovës,Adriatik Stavileci dhënë RTV21.
