Kosovë, Kryetari i PDK-së Kadri Veseli pozitiv me Covid-19

TË FUNDIT

Kryetari i Partisë  Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook” ka njoftuar se ai është mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim.

“Të dashur qytetarë, pak çaste më parë u njoftova nga IKSHP se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer për Sars-CoV-2. Unë jam mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim. Ju ftoj të gjithëve që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën”, ka shkruar Veseli në Facebook. /21Media

Të dashur qytetarë, pak çaste më parë u njoftova nga IKSHP se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer për…

Gepostet von Kadri Veseli am Donnerstag, 23. Juli 2020