Kosovë, konfiskohen edhe 272 pajisje të kriptovalutave

TË FUNDIT

Sot në orët e para të mëngjesit, u konfiskuan edhe 272 paisjeve të kriptovalutave në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla.

Ai ka njoftuar se pas kërkesës së Doganave të Kosovës, Policia e Kosovës ka organizuar aksionin e zbulimit dhe konfiskimit të pajisjeve për minim të kriptovalutave.

“Si bëhet e ditur, në këtë aksion në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit u konfiskuan 272 nga këto lloj pajisjesh dhe është arrestuar një person. I gjithë aksioni është zhvilluar dhe ka përfunduar pa incidente”, ka thënë Sveçla përmes një postimi në “Facebook”.

Ministri ka thënë se aksione të tilla do të vazhdojnë deri në implementimin e plotë të vendimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës.

Dy ditë më parë janë sekuestruar edhe 70 aparate për prodhimin e kriptovalutave, 67 në Mitrovicë, 3 në Podujevë./21Media