Gjatë konferencës së tij për media, kryeministri Avdullah Hoti paralajmëroi se në vendimet e Qeverisë janë edhe pagesat shtesë për personelin shëndetësor, por deklaroi gjithashtu se do të angazhojnë personal shtesë për t’u përballur me pandeminë.
Sipas tij të gjitha shërbimet shëndetësore siç janë operimet që nuk janë urgjente do të presin.
Hoti theksoi se këto janë obligimet e Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan rtv21.tv.
Ai shtoi se së bashku me mediat do të krijojnë një strategji për të informuar të gjithë qytetarët me reportazhe të rregullta nga Klinika Infektive, se çfarë gjendje po kalojnë pacientët që janë të infektuar me COVID19, pasi sipas tij rreth 30% e qytetarëve të Kosovës nuk besojnë se COVID19 ekziston./21Media
