Kosovë, grabitet automjeti për transport të parave

TË FUNDIT

Disa persona të armatosur kanë ndaluar veturën e transportit të parave në fshatin Parallovë, në rrugën Gjilan-Prishtinë, njoftojnë mediumet kosovare.

Policia në rajonin e Gjilanit ka konfirmuar lajmin, ndërsa ka thënë se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri në drejtim të veturës që po transportonte para.

“Ju njoftojmë se më datën 18.11.2021, rreth orës 15:25, kemi pranuar një informate se në fshatin Parallovë, magjistralen Gjilan-Prishtinë, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi i një kompanie, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Nuk dihet akoma nëse grabitësit kanë arritur të marrin parat që ndodheshin në veturë, ndërsa Hashani tha se policia po e heton rastin.

“Policia e Kosovës njësitet relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, shtoi Hashani.