Kosovë, Gjykata Speciale fillon arrestimet

TË FUNDIT

Ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Salih Mustafa është i arrestuari i parë, ndaj të cilit është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.

Në një komunikatë për media, Specialja ka konfirmuar se Mustafa është arrestuar në Kosovë dhe po transferohet në në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, policia në kuadrin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë që të ushtrojë kompetencat që i janë dhënë policë së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës. Në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjithashtu përcaktohet se personi kundër të cilit është konfirmuar aktakuzë, merret në ndalim në zbatim të urdhërarrestimit ose fletarrestimit të lëshuar nga Dhomat e Specializuara”, thuhet në njoftimin e Speciales./21Media