Kosovë, gjenden 42 granata dore në Gjilan

TË FUNDIT

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të gjetjes së mjeteve të dyshuara të pa shpërthyera në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Një qytetar derisa ishte duke punuar në hapjen e një rruge, të enjten rreth orës 15:25, ka hasur në disa mjete të dyshuara të pa shpërthyera.

Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe nga njësitë përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it është bërë deminimi i gjithsej 42 copë granata dore.