Kosovë, gastronomia dhe qendrat tregtare mbyllen për 12 ditë

TË FUNDIT

Gastronomia dhe qendrat tregtare do të mbyllen për 12 ditë. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Gastronomëve të Kosovës në Prishtinë, Veton Zuka.

Mbyllja totale e gastronomisë do të bëhet nga dita e martë. Kështu iu ka thënë minsitri i Shëndetësisë, Arben Viti gastronomëve në takimin që pati sot me gastronomët.