Kosovë, formularët e rezultateve pa emrat e kandidatëve të pacertifikuar

TË FUNDIT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka aprovuar sot formularët e rezultateve të kandidatëve, ku aty nuk është lënë hapësirë për kandidatët e pacertifikuar. Këtë e kanë kundërshtuar anëtarët e VV-së në KQZ të cilët kanë thënë se po bëhet qëllimshëm që të dëmtohet kjo parti.

Sami Kurteshi nga VV-ja tha se është emri i Albin Kurtit ai që po iu pengon.

“Është emri i Albin Kurtit që po ju pengon. Është frika dhe urrejtja ndaj një subjekti dhe ndaj një lideri”, tha ai.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, tha se anëtarët e VV-së po bëjnë fushate zgjedhore në këtë mbledhje të KQZ-së, duke iu kërkuar të ndalojnë së bëri fushatë edhe në KQZ./21Media