Kosovë, formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve

TË FUNDIT

Me 114 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim është formuar Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve të zgjedhur, në seancën konstituive të legjislaturës së tetë.

Nga Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur Adnan Rrustemi, nga PDK-ja Ganimete Musliu,  LDK -ja përfaqësohet nga Besian Mustafa kurse, AAK-ja nga Time Kadrijaj.

Deputeti më i vjetër, Avni Dehari që e ka hapur këtë seancë ka kërkuar që ky komision të mblidhet menjëherë dhe Kuvendi ka shkuar në pauzë për 20 minuta për tu rikthyer me pikat e tjera të rendit të ditës./21Media