Kosovë, dy të vdekur dhe 49 raste të reja me Covid-19

TË FUNDIT

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1.835 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive.

Sipas Institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 106.803 raste nga 563.472 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.220 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 310 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.097 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.486.