Kosovë, dy të vdekur dhe 186 raste të reja me Covid-19

TË FUNDIT

Kinë, gjenden gjurmë virusi në paketimet në Dongguan

Autoritetet shëndetësore në qytetin Dongguan, në provincën kineze të Guangdong, zbuluan se dy kampionë të paketimeve ushqimore...

Bajden prezanton ekipin që është gati “të udhëheqë botën”

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka prezantuar të martën ekipin e tij për siguri kombëtare, i...

15 viktima dhe 1039 të infektuar me virusin korona

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 3143 testime të realizuara. 1039 persona...

Vendi ku nuk do të mund të hysh pa u vaksionuar kundër Covid-19

Australia do t’u kërkojë personave që do të duan të hyjnë në territorin e saj të jenë...

Osmani: Frankofonia është vlerë e shtuar në mozaikun multikulturor të RMV-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot pati fjalim hyrës...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar se në 24 orët e fundit në Kosovë dy persona kanë vdekur nga COVID-19, derisa janë regjistruar 186 raste pozitive.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.049 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 186 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (MIQ, QKUK)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 17.943 raste dhe 663 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 54 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.192.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 72 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Fushë Kosovë 17 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Skenderaj 8 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna e Lipjan 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kamenicë, Klinë, Malishevë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime./21Media

TË NGJAJSHME