Kosovë, babai rrah birin që nuk kishte ndjekur mësimet online

TË FUNDIT

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij, pasi dyshohet se ai nuk kishte ndjekur mësimet online.

Rasti ka ndodhur në fshatin Komoran të Drenasit, më datë 13.04.2021 rreth orës 14:00.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është intervistuar në prani të punëtorit të QPS-së dhe avokatit mbrojtës. I dyshuari ishte larguar nga shtëpia, por ka premtuar se do të paraqitet në stacionin policor lidhur me rastin./21Media