Është arrestuar një person i cili e ka kërcënuar deputetin Behgjet Pacolli. Siç ka njoftuar këshilltari i Pacollit, Naim Murseli, i dyshuari kishte kërcënuar Pacollin edhe me jetën e fëmijëve.
“Personi i arrestuar në orët e vona mbrëmë, me incialet E.H, i cili kërcënoi z. Pacolli dhe fëmijët e tij i ka kërkuar gjithashtu para. Personi ka pretenduar të jetë edhe prokuror i Kosovës. Ai ka kërcënuar po ashtu me arrestim të z. Pacolli. E.H ka kërkuar në internet shkollën e fëmijëve, e cila është shkollë publike, të z. Pacolli dhe ka kërcënuar atë se do t’i rrëmbejë dhe do t’i djeg ata për së gjalli. Pacolli është shumë i tronditur dhe i mërzitur emocionalisht nga kërcënimët e bëra.”, ka bërë të ditur Murseli./21Media
