Kosovë, aktakuzë kundër dy grave që iu bashkuan ISIS-it

Must Read

Mickoski në TV21: S’ka më parim “fituesi me fituesin” por “programi me program”

Kreu i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, i ftuar në emisionin ClickPlus në TV21 deklaroi se që...

Çegranasit në pritje të fushës së sportit! Komuna e Gostivarit dhe ARS ia hedhin fajin njëra-tjetrës

https://youtu.be/Q4_FXhlBS4Q Banorët e Çegranit ende janë në pritje të rikonstruimit të fushës...

TV21 në zonën e kuqe të klinikës infektive! Vetëm në 24 orët të fundit janë hospitalizuar tre pacientë të rinj

https://youtu.be/fh8r2tuCvAQ Jovica Paunoski, Gazetar TV21: Kjo prapa meje është...
- Advertisement -

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër dy të pandehurave me inicialet L.I dhe A.A., pasi secila veç e veç,  e kanë kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale njofton se të pandehurat me dashje kanë marrë pjesë në veprimtarinë e organizatës terroriste, në atë mënyrë që kanë shkuar në Siri dhe i janë bashkangjitur organizatës terroriste, militante, ekstremiste “ISIS” (Islamic State of Iraq and the Sham), duke e përkrahur këtë organizatë dhe veprimtaritë e saj.

Po ashtu, e dyshuara A.A., me vëllain e bashkëshortit të saj, përmes Aeroportit të Tiranës “Nënë Tereza” kanë shkuar së pari në Stamboll, e pastaj në Siri, ku, secila veç e veç, duke e përdorur shumën e rregullt mujore të të hollave nga Shteti Islamik iu kanë ofruar shërbime logjistike ushtarëve – anëtarëve meshkuj të familjes, ashtu që e pandehura L.I., pas vrasjes së bashkëshortit të parë A.U., është martuar me K.K., nga Shkupi, e pas vrasjes së tij me N.H. nga Pogradeci, të cilët po ashtu aktivisht kanë luftuar, e gjithë kohën duke e ndërruar vendbanimin varësisht nga ndryshimi i territorit të Shtetit Islamik, deri sa ISIS-i e ka pësuar disfatën e plotë kur kanë qenë të detyruar që të dorëzohen te forcat Kurde të cilët pastaj me ndihmën e ushtrisë Amerikane i kanë deportuar në Kosovë më 24 prill 2019.

Me këto veprime secila veç e veç,  e kanë kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës./21Media

- Advertisement -

Latest News

Çegranasit në pritje të fushës së sportit! Komuna e Gostivarit dhe ARS ia hedhin fajin njëra-tjetrës

https://youtu.be/Q4_FXhlBS4Q Banorët e Çegranit ende janë në pritje të rikonstruimit të fushës së sportit në fshatin e...

TV21 në zonën e kuqe të klinikës infektive! Vetëm në 24 orët të fundit janë hospitalizuar tre pacientë të rinj

https://youtu.be/fh8r2tuCvAQ Jovica Paunoski, Gazetar TV21: Kjo prapa meje është Klinika infektive. Çdo ditë numri...

Kritika për mësimin online! Inspektorati s’i ka verifikuar lëshimet, janë në vetëizolim

https://youtu.be/JAU8iVA1Dg0 Unioni i nxënësve të shkollave të mesme sot ka dalë me një sërë kritika për mënyrën...

Nga sonte deri të hënën orë policore! Qytetarët të revoltuar, Filipçe insiston për kontrolle më të ashpra

https://youtu.be/LEiNXM7EEU8 Lëvizja e lirë e qytetarëve zgjati vetëm 10 ditë. Pasi më 26 maj u shfuqizua, dje...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -