Kosovë, AAK nuk sheh opsion tjetër për president përveç kreut të saj Ramush Haradinaj

TË FUNDIT

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk sheh opsion tjetër për postin e presidentit përveç kreut të saj Ramush Haradinaj. Kështu deklaroi shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, në emisionin Argument Plus, në RTV21.

Ai bëri të ditur se AAK-ja ka marrë mbështetjen e një numri të konsiderueshëm deputetësh, ndërsa theksoi se PDK-ja ia ka borxh votën për postin e Presidentit.