Kosovë, 8 të vdekur dhe 767 të infektuar të ri nga Covid-19

TË FUNDIT

Në Kosovë në 24 orët e fundit për herë të parë janë bërë mbi dy mijë teste sipas metodës RT-PCR dhe me këtë rast janë zbuluar 767 të infektuar të rinj nga Kovid-19, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Sipas raportit të fundit të Institutit kombëtar për shëndet publik të Kosovës (IKSHPK) dje janë regjistruar edhe tetë raste të reja të vdekjes të personave të infektuar me koronavirus me çka numri i viktimave nga epidemia është rritur në 784.

Gjithsej nga fillimi i pandemisë, duke i përfshirë 2.178 në laboratorin për mikrobiologji të IKSHPK-së dhe në klinika private dhe janë kryer 113.738 teste.

Në 24 orët  e fundit 186 pacientë janë evidentuar të shëraur. ndërsa gjithsej deri më tani 16.685 persona e kanë mposhtur virusin.

Sipas të dhënave zyrtare, bartës aktivë të virusit për momentin në Kosovës janë 9.418 raste.

Prej nesër, 13 nëntor, në vend hyjnë në fuqi masa të reja për mbrojtje nga përhapja e epidemisë, mes të cilëve karantina dhe ora policore në komunat me përqindje më të madhe të të infektuarve,

Vatër e epidemisë është kryeqyteti, në të cilin deri më tani janë konfirmuar më shumë se 9.500 bartës të koronavirusit.