Kosovë, 237 raste të reja me Covid-19

TË FUNDIT

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 555 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 237 raste pozitive.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 71 raste, komuna Gjakovë 27 raste, komuna Mitrovicë 24 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Ferizaj 16 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Podujevë 9 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe nga 1 rast komunat: Dragash, Prizren, Kaçanik, Shtime dhe Suharekë”, bëhet  editur në njoftimin e IKSHPK-së.

Gjithashtu bëhet e ditur se  gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 139 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.753 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 2.995. /21Media

139 TË SHËRUAR DHE 237 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Gepostet von Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës am Samstag, 25. Juli 2020