Kosovë, 194 raste të reja me Covid-19

TË FUNDIT

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 449 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 194 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 7 mijë e 846 raste nga 35 mijë 570 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 196 raste të vdekjes, pasi kanë vdekur 4 persona gjatë orëve të fundit, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

IKShPK njoftoi se  janë shëruar 138 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.383.

Rastet pozitive janë nga: Komuna Prishtinë 81 raste, Komuna Podujevë 17 raste, Prizren 14 raste, Komuna Fushë Kosovë 13 raste, Komuna, Gjakovë 12 raste, Komuna Vushtrri 8 raste, Komuna Drenas 7 raste, Komuna Mitrovicë 7 raste, Komuna Malishevë 5 raste, Komuna Obiliq 5 raste, Komuna Lipjan 5 raste, Komuna Dragash 4 raste, Komuna Skenderaj 4 raste, Komuna Ferizaj 3 raste, Komuna Gjilan 2 raste, Komuna Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast Komunat: Istog, Klinë, Pejë, Rahovec dhe Zubin Potok.