Kosovë, 13 viktima, 171 raste të reja me Covid-19 dhe 190 të shëruar

TË FUNDIT

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, informoi se nga 463 teste të realizuara 171 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin korona.

Rastet pozitive janë nga: Prishtinë-46, Gjilan-24, Gjakovë-15, Viti-13, Fushë Kosovë-9, Pejë-7, Drenas-6, Prizren-6, Suharekë-6, Ferizaj-5, Klinë-5, Lipjan-5, Dragash-4, Istog-3, Kamenicë-3, Malishevë-3, Obiliq-3, Podujevë-3, Vushtrri-2, Mitrovicë-1, Rahovec-1 dhe Shtime-1.

Gjatë 24 orëve të fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar 190 pacient të shëruar nga korona virusi.

Ndërkaq 13 pacient kanë humbur betejën me Covid-19.