Kosovë, 13 të vdekur, 99 raste të reja me Covid-19 dhe 152 të shëruar

TË FUNDIT

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik konfirmon se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 406 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 99 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 12.547 raste nga 47.761 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 480 raste të vdekjes.

Prishtinë-24, Pejë-19, Gjilan-13, Podujevë-6, Prizren-6, Kaçanik-5, Viti-4, Ferizaj-3, Fushë Kosovë-3, Lipjan-3, Malishevë-2, Vushtrri-2 Deçan-1, Dragash-1, Drenas-1, Graçanicë-1, Kamenicë-1, Klinë-1, Mitrovicë-1, Rahovec-1 dhe Suharek-1.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.657 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.410./21Media