Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës sot janë të shtrirë 11 raste me Covid-19.Dy nga 11 pacientët e infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë dhe janë duke u trajtuar me mjekim intensiv.
Në njoftimin e QKUK-së thuhet se “7 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive prej të cilëve 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar dhe janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv”.
Në Kosovë janë konfirmuar 927 raste me koronavirus, 671 pacientë janë shëruar dhe 29 kanë vdekur./21Media
