Në 18 komunat ku ka pasur balotazh në zgjedhjet komunale në Kosovë, në orën 19:00 ka përfunduar periudha e votimit. Sipas KQZ-së, procesi ka kaluar kryesisht i qetë dhe pa incidente të mëdha, ndërsa gjatë ditës janë raportuar vetëm disa vonesa të vogla në hapjen e qendrave të votimit në disa zona e fotografim të fletëvotimeve. Rezultatet e para preliminare pritet të publikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë minutave në vazhdim. Ndiqni drejtpërdrejt Studion e Hapur në RTV21.
