Kosova U21 në finale të IHF Trophy, vetëm një ndeshje larg botërorit

Sot nga ora 18:00 Përfaqësuesja e Kosovës në grupmoshën U21 do të ndeshet në finale e “IHF Trophy Intercontinental” me Taipein Kinez. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë dhe do të transmetohet live në RTV21. Nëse Përfaqësuesja e Kosovës U21 fiton ndeshjen e sotme, atëherë do të arrijë të kualifikohet në Botërorin për këtë grupmoshë, që do të mbahet në muajin gusht në Spanjë. Kjo do të ishte historike, sepse deri më tani asnjë ekip kombëtar i Kosovës nuk është paraqitur në këtë Kampionat Botëror. Ndërsa, nga ora 14:00 në U21 do të luhet ndeshja për vendin e tretë ndërmjet SHBA-së dhe Paraguajit.

Dje Kosova në U21 gjysmëfinale ka fituar ndaj Paraguajit me rezultat bindës 36: 27. Kosova lufton për vendin e tretë në U19 Ndërsa, në grupmoshën U19 Kosova dje nuk ka arritur që të kalojë në finale pasiqë është mposhtur nga Taipei Kinez me rezultat 35:26. Kështu sot, Përfaqësuesja e Kosovës do të ndeshet për vendin e tretë me Kanadanë nga ora 12:00. Në finalen e U19 sot nga ora 16:00 sot do të ndeshet Nigeria me Taipein Kinez./21Media