Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj informoi se ministria e tij i ka siguruar 500.000 vaksinat e para kundër Kovid-19 nga kompania “Fajzer”, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Përmes një postimi në faqen e tij në Fejsbuk, Zemaj informoi se konfirmimin për sigurimin e vaksinave e ka marrë nga një përfaqësues i “Fajzer” gjatë takimit të sotëm virtual me të.
“Siç e kemi bërë të ditur edhe më herët, MSh ka qenë e angazhuar prej muajsh në shumë drejtime për sigurimin e vaksinës kundër KOVID-19, me qëllim të përmbushjes së obligimeve që kemi ndaj qytetarëve dhe ruajtjes së shëndetit publik të tyre”, shkroi Zemaj.Ai shtoi se, krahas kësaj, Kosova do të marrë nga mekanizimi Kovaks edhe 360 000 vaksina falas për 20 për qind të popullatës.
“Vaksina do të sigurohen për të gjitha grupet e popullatës që duhet të mbulohen me vaksinim sipas projeksioneve të IKSHPK-së. Vaksina kundër COVID-19, do t’u jepet falas qytetarëve të vendit tonë” informoi Zemaj, po pa theksuar se kur pritet të fillojë vaksinimi.
