Kosova regjistron rastet e para me variantin Omicron të koronavirusit

TË FUNDIT

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njofton se kanë detektuar 9 raste të variantit Omicron të Covid-19. Instituti ka kontrolluar gjithsej 22 mostra në periudhën kohore prej 15 deri 25 dhjetor 2021. Nga IKSHPK njoftojnë se parashikohet që ky variant të rëndoj situatën epidemiologjike.

“Nga këto mostra, nëntë (9) prej tyre kanë rezultuar pozitive në prani të variantit Omicron (B.1.1.529).
Nga hulumtimi epidemiologjik, ka rezultuar se nga këto raste:
· 2 raste janë të importuara nga SHBA-të,
· 2 raste janë të importuara nga Londra, Mbretëria e Bashkuar,
· 1 rast është i importuar nga Franca; dhe
· 4 raste me variantin Omicron të detektuar janë në komunën e Mitrovicës, të cilët mohojnë historine e udhëtimit dhe se kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e IKSHPK-së.


Ky variant, në bazë të të dhënave të deritanishme nga bota, ka një përhapje edhe më të shpejtë se varianti Delta Plus.