Kosova prinë në mbështetjen e politikave të SHBA-së, Rusia kundërshtari më i madh

TË FUNDIT

Organizata “Gallup” ka prezantuar të dhënat e një hulumtimi rreth “Lidershipit Botëror”. Sa i përket politikave të lidershipit amerikan, Kosova bashkë me Senegalin janë vendet që i përkrahin më së shumti ato.
Kosova dhe Rusia janë dy shtete që zënë vendet e para në dy tabela, rreth mbështetjes së politikave të lidershipit amerikanë.

Por, pavarësisht kësaj, dallimi është thelbësor. Kosova zë vendin e parë në tabelën ku paraqiten shtetet që përkrahin politikat e lidershipit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa Rusia ndodhet e para në tabelën e vendeve të cilat kundërshtojnë këto politika, transmeton lajmi.net.

Në listën e shteteve që përkrahin politikat amerikane, ndodhet edhe Shqipëria, e renditur si e shtata.

Vlen të theksohet se në top 10-shen e shteteve që përkrahin politikën amerikane, nuk ndodhet asnjë shtet tjetër i Ballkanit, përveç dy shteteve shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë.

rusii