Kosova organizon dy kampionate evropiane në hendboll

TË FUNDIT

Federata e Hendbollit të Kosovës ka fituar të drejtën që në vitin 2024 t’i organizojë dy kampionate Evropiane.

Bëhet fjalë për Kampionatin Evropian U20 dhe atë për grupmoshat U18.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraqini.

Ai në një konferencë për media ka thënë se kjo është arritja më madhe e kësaj federate deri më tani.

Gjithashtu është bërë e ditur se në evropianin për U20 do të marrin pjesë 12 ekipe evropiane, kurse në atë për U18 marrin pjesë 8 ekipe.