Kosova mposhtet nga Polonia

TË FUNDIT

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka pësuar humbje ndaj Polonisë U21 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2025”.

“Dardanët” e rinjë humbën në udhëtim me rezultat 3-0.

Dy gola nga Michal Rakoczy dhe një prej Ariel Mosor, i sollën fitoren Polonisë.

Kjo ishte ndeshja e dytë për skuadrën e Afrim Toverlanit, ku Kosova në ndeshjen e parë mposhti Armeninë në Prishtinë.

Kosova U21 renditen në vendin e dytë të Grupit D me 3 pikë, aq sa ka edhe Polonia që ndodhet në pozitën e parë.