Kosova mposhtet 3:0 nga Norvegjia

TË FUNDIT

Te Kosova ishin të bindur se do ta ndalin superyllin Erling Haaland. Por “Dardanët” të mërkurën mbrëma e kuptuan se pse Haaland është njëri prej sulmuesve më të vlerësuar në botën e futbollit. Dhe po ashtu e kuptuan se ndalja e tij nuk është mision i lehtë.

Haaland shkëlqeu në fitoren 3:0 të Norvegjisë ndaj Kosovës. Ndeshja miqësore u zhvillua në stadiumin “Ullevaal”  në Oslo. Kosova kishte shumë tifozë në stadium e po ashtu shumë përkrahje. Por kjo nuk kreu shumë punë.

Vetëm në momente të përzgjedhurit e Franco Fodas kishin paraqitje pozitive. Në përgjithësi, Norvegjia ka dominuar në fushë dhe në fund fitoi bindshëm, 3:0.