Kosova mori dronët “Skydagger”, Vuçiq: Turqia nuk dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor

TË FUNDIT

Sot kanë arritur në Kosovë dronët luftarakë “Skydagger”, pjesë e kontratës së nënshkruar me kompaninë turke Baykar vitin e kaluar. Dronët kamikazë, të njohur edhe si RTF (Ready to Fly) Skydagger FPV, janë pajisur me mjete shpërthyese dhe mund të godasin objektiva lëvizëse dhe statike.

Ardhja e këtyre dronëve luftarakë nga Turqia nuk i ka pëlqyer presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq ku tha se “tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe se ëndërron të ringjallë Perandorinë Osmane”

“Jam i tmerruar nga sjellja e Turqisë dhe shkelja brutale e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe nga vazhdimi i armatosjes së autoriteteve në Prishtinë. Tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk e dëshiron stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe ëndërron të rindërtojë Perandorinë Osmane. Serbia është një vend i vogël, por e kemi kuptuar mirë mesazhin,” tha Aleksandar Vuçiq në rrjetin “X”.