Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj i kumtoi masat e reja për mbrojtje nga përhapja e epidemisë së Kovid-19, të cilat u miratuan në seancën e sotme të Qeverisë.
Zemaj informon se prej sot do të mbyllen zyrat në të cilat ka raste pozitive, ndërsa persona të cilët ishin në kontakt me të infektuarit do të vetizolohen 14 ditë.
“Kontaktet e personave të infektuar do të vetizolohen dhe në mënyrë rigoroze do të respektohen masat mbrojtëse të Institutit për shëndet publik të Kosovës, ndërsa inspektimet sanitare dhe komunale do t’i sanksionojnë rastet e mosrespektimit të atyre masave”, njoftoi Zemaj.
Gjithashtu, është vendosur që të reduktohet numri i të punësuarve në administratë, imponohet mbajtje e detyrueshme e maskave dhe kontroll i rreptë i zbatimit të asaj mase në hyrjet e të gjitha institucioneve dhe nga ana e të punësuarve në objektet tregtare dhe hotelierike, caremonitë e varrimit të bëhen vetë, në rrethin e familjes më të ngushtë, masa shtesë në shtëpitë e pleqve, formim të shtabeve lokale në komunat dhe të ngjashme.
Në Kosovë, në konkludim me raportin e fundit zyrtar, deri më tani janë regjistruar 2.878 të infektuar me koronavirusin e ri, nga të cilët 51 kanë ndërruar jetë. Bartës aktivë të virusit janë 1.250 persona./MIA
