Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka njoftuar se Kosova e ka kaluar me sukses votimin e sotëm në Komitetin e Asamblesë Parlamentare në KiE, që është edhe hapi i parë për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Kosova kalon suksesshëm votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të KiE. Sapo është miratuar opinioni i raportueses Bakoyannis në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Këshillit të Evropës”, ka shkruar Ahmeti.
