Kosova ka krijuar një bllok të fuqishëm lobues për anëtarësim në UNESCO

TË FUNDIT

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka thënë se Kosova tashmë ka krijuar një bllok të fuqishëm lobues për anëtarësim në UNESCO. Fushata për anëtarësimin e Kosovës në Agjencinë për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara-UNESCO, po vazhdon pozitivisht, përderisa fushata e Serbisë kundër këtij anëtarësimi, po zhvillohet me diskurs mjaft negativ, vlerësojnë zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës. Në tetor pritet që Komiteti ekzekutiv i UNESCO-s të votojë për aplikimin e Kosovës për anëtarësim, ku nevojiten votat e shumicës së thjeshtë apo 51 për qind e votave për rekomandim pozitiv për Kosovën. Më pas, në nëntor lidhur me pranimin e Kosovës në UNESCO do të votohet në Kuvendin e përgjithshëm, ku nevojiten dy të tretat e votave./21Media