Kosova humbi nga Rumania

TË FUNDIT

Rumania ka arritur të mposhtë Kosovën në “Fadil Vokrri” me një rezultat 3-0.

Goli i tretë i realizua pak minuta para se të përfundojë ndeshja, në minutën ’82.

Kjo erdhi pas një gabimi në mbrojtje të vijës së fundit të të përzgjedhurve të Franco Fodas.
______________

Rumania ka shënuar edhe golin e dytë, kundër Kosovës, në minutën e 50-të.

Goli i parë u shënua në pjesën e parë të ndeshjes, nga Dennis Man.
___________

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë.

Kjo e fundit është në avantazh, me rezultat 1-0.

Topin në rrjetë e futi Dennis Man, në minutën e 43-të.