Kosova humb ndaj Gjeorgjisë

TË FUNDIT

Kosova e ka pësuar humbjen e radhës duke u mposhtur si vendase nga skuadra e fundit e grupit Gjeorgjia me rezultat 2-1, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet për Botërorin “Katari 2022”

Okriashvilli shfrytëzoi një gabim nga portieri i Kosovës Arianet Muriç të cili i iku topi nga duart për t’i dhënë epërsinë Gjeorgjisë pas 11 minutave lojë.

“Dardanët” vazhduan ta kontrollonin lojën duke e kërkuar golin e barazimit dhe e gjetën atë një minutë para mbylljes së pjesës së parë kur qendërsulmuesi Vedat Muriqi shënoi nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë Kosova vazhdoi me lojë më të mirë, por mysafirët e rikthyen avantazhin me golin e Davitashvilli në minutën 83 dhe ky ishte edhe rezultati final i kësaj ndeshjeje.

Pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara, Kosova ka katër pikë në grupin B, pas asnjë mundësi për t’u kualifikuar tutje, aq sa ka edhe Gjeorgjia dhe ndajnë vendet katër dhe pesë në këtë grup.

Ndeshjen e fundit në këto kualifikime Kosova e zhvillon pas një muaji kundër Greqisë në udhëtim.

MARKETING I PAGUAR POLITIK