Kosova e nis mbarë garën në Lojërat Olimpike, boksierja Donjeta Sadiku shënon fitore

TË FUNDIT

Donjeta Sadiku e nisi mbarë garimin në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Boksierja nga Kosova triumfoi përballë Thanaya Somnuek të Tajlandës, në rrethin e parë të kategorisë -60 kg.

Sadiku dominoi luftën, sidomos në raundin e dytë dhe të tretë dhe me meritë vazhdon garën drejt medaljes.