Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka qëndruar në Gjermani ku ka nënshkruar edhe zyrtarisht marrëveshjen për njohjen reciproke të patentë shoferëve mes dy vendeve. Për shtetin gjerman, marrëveshjen e ka nënshkruar Oliver Luksic, Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës Digjitale.
Xveçla tha se e kishte falënderuar zyrtarin gjerman për gatishmërinë për të arritur këtë marrëveshje, por edhe për vullnetin për të eliminuar sfidat eventuale që mund të dalin gjatë zbatimit të saj.
“Mërgata jonë ka dhënë shumë për vendin tonë por edhe në shtetet ku ata jetojnë. Lehtësimi i jetës dhe veprimtarisë së mërgatës sonë është para se gjithash obligim i yni, i cili duhet arritur bashkë me aleatët tanë, në të gjitha vendet ku ata veprojnë.
Sveçla tha se Ambasada e Kosovës në Berlin dhe gjashtë misionet konsullore në Gjermani, janë të angazhuara maksimalisht në asistimin e qytetarëve për procedurat që duhet të ndiqen për të konvertuar patentë shoferët e Republikës së Kosovës.
