Korrupsioni tashmë po llogaritet si fenomeni më i dhimbshëm në vendin tonë dhe ky është lajm mjaft inkurajues, theksoi Kryetarja e Komisionit Antikorrupsion, Biljana Ivanovska në debatin “Click Plus”.
“Është edhe një të dhënë tjetër inkurajues për mua, në sondazhet e viteve të fundit si pika më e dhimbshme ishin çështjet ekonomike, varfëria, papunësia, problemet me gjyqtarët, gjyqësorin etj. Këtë vit për herë të parë korrupsioni u ngjit në vend të parë”, theksoi Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK.
Ivanovska foli edhe për një nga temat më aktuale – ikjen e të rinjve.
“Nepotizmi, klientelizmi, kjo që përmendët është sa përzihet politika, përzihet shumë, nga ato dukuri të politikës lindin, prandaj ikin njerëzit”, tha Ivanovska.
U diskutuan edhe raste konkretësi lirimi i ish-gjyqtari Vladimir Pançevski, i cili është dënuar për keqpërdorim të sistemit të shpërndarjes së lëndëve gjyqësore AKMIS, me çka theksuan se vendimet gjyqësore nuk duhet komentuar.
“Çfarë të themi nuk mundemi asgjë të themi. Pra vendimet gjyqësore nuk duhet të komentohen apo jo?!”
Zëvendëskryeministrja për Politikat e Qeverisjes së Mirë, Slavica Gërkovska, e cila pas 10 viteve ju rikthye politikës, theksoi se procese gjyqësore po udhëhiqen edhe ndaj zyrtarëve aktual.
“Klima e krijuar për shprehje më të lirë të pakënaqësive, zbulim dhe raportim të hapur të situatës nga ana e sektorit joqeveritar dhe medias praktikisht krijoi një klimë që ndjeshmëria e qytetarëve ndaj proceseve të jetë e lartë dhe të inkurajohen të reagojnë hapur gjë që ky rast nuk ishte më parë. Kemi raste tani kur udhëhiqen procese gjyqësore jo vetë për ministrat e mëparshëm por edhe për zyrtarë aktual gjë që nuk ka ndodhur më pare”, pohoi Slavica Gërkovska, zëvendëskryeministre për Politikat e Qeverisjes së Mirë
U përmendën edhe raste për lëndë që kanë muaj që janë dërguar në prokurori, por për to nuk është ndërmarrë asgjë.
