Korrupsioni, kërcënimi më i madh i sigurisë! Toshkovski: Kontrolli i brendshëm i MPB-së nxori numër të madh rastesh

TË FUNDIT

Punojmë shumë për ta shtypur korrupsionin, dhe vitin e kaluar kishte numër mjaft të madh rastesh korruptive që i zbuluam – theksoi ministri i punëve të brendshme Pançe Toshkovski në konferencën shkencore „Korrupsioni sistemik – kërcënimi më i madh i sigurisë“. Tha se ka ulje të korrupsionit, por theksoi, se duhet ende shumë të punohet në luftën kundër kësaj të keqeje shoqërore që prek edhe në sistemin e sigurisë. Ai tha se ka raste që janë edhe në radhët e tyre.

“Nga të gjitha ato procedura që i ndërmarrim, posaçërisht, ja do ta marr si shembull Departamentin për kontroll të brendshëm, numër i madh rastesh, numër i madh veprimesh procedurale janë ndërmarrë nga ana e Departamentit për kontroll të brendshëm në vitin e kaluar, vit e gjysmë, dhe shohim rezultat nga kjo, shohim rezultat në drejtim të procedimit të të gjitha atyre procedurave në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, sanksionim të duhur të atyre të cilët në mënyrë të pandershme, jo profesionale, të padenjë dhe korruptive sillen në kuadër të radhëve të brendshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha Toshkovski.

Me këtë problem përballet edhe drejtori i Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve Aleksandar Pandov i cili thotë se ajo që ka parë atje tregon për ekzistimin e korrupsionit sistemik. Një pjesë e madhe e të burgosurve, e edhe ata që janë në paraburgim menjëherë përmes kanaleve mirë të zhvilluara menjëherë marrin telefona celularë.

“Për fat të keq, në një numër të caktuar të burgjeve ajo luftë e cila është më e dukshme sa telefona celularë ka, në disa burgje për fat të keq shifrat janë dëshpëruese për mua. Mund të tregoj një numër të caktuar të burgjeve ku me kë të doni të ftojmë të bëjnë kontrollime, unë ju siguroj se nuk do të gjejmë asnjë ose një – dy tani telefona, dhe e vërtetë është se në disa burgje nuk ka telefon vetëm ai i cili nuk do të ketë”, tha Pandov.

Në konferencë morën pjesë edhe rektori i Universitetit „Klimenti i Ohrit“ Igor Nedelkovski, si edhe rektori i Universitetit të Manastirit Jonçe Ivanovski, të cilët theksuan se në vend që të sundojë e drejta dhe normat juridike sundojnë individët dhe qëllimet e tyre të përfitimit të cilat i shkelin të drejtat e qytetarëve, ndërsa me infiltrimin e korrupsionit në institucione paralizohet sistemi.