Korrupsioni dhe administrata, pika të dobëta/ Varheji e prezantoi raportin për progresin e Maqedonisë

TË FUNDIT

Viti i kaluar ishte shumë i rëndësishëm për Maqedoninë për shkak se vendi i filloi negociatat aderuese me BE-në me mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare, diçka që moti duhej të ndodhte, tha eurokomisari Oliver Varheji gjatë prezantimit të raporteve për progresin e vendeve kandidate. Ai tha se Maqedonia duhet ta mbajë ritmin për të përshpejtuar zbatimin e reformave europiane.

“Viti i fundit për Maqedoninë ishte i rëndësishëm, për shkak se vendi i filloi negociatat aderuese me hapjen e klasterit të parë. Maqedonia e Veriut tregoi përkushtim dhe bëri një hap të rëndësishëm me zbatimin e reformave të BE-së. Por vendi duhet ta ruajë shpejtësinë dhe ta shfrytëzojë procesin e skriningut që ta gjejë potencialin e duhur për ta përshpejtuar zbatimin e reformave të BE-së”- deklaroi Oliver Varheji, Eurokomisar.

Megjithatë theksoi se duhen përpjekje shtesë në sferën e luftës kundër korrupsionit dhe reformave të administratës publike.

“Lufta kundër korrupsionit duhet të vazhdojë dhe nevojiten përpjekje shtesë në sferën e reformave të administratës publike. Maqedonia e Veriut bëri progres shumë të mirë në lidhje me  politikën e jashtme dhe të sigurisë dhe është tërësisht në linjën me qëndrimet europiane sa i përket luftës në Ukrainë. Duke e bërë këtë Maqedonia e Veriut tregoi përkushtim dhe avancim në rrugën europiane si partner i besueshëm.”- pohoi ”- deklaroi Oliver Varheji, Eurokomisar.

Raportuesi për vendin tone Ilhan Qyçuk tha se pushteti dhe opozita duhet të bashkëpunojnë për afrimin e Maqedonisë me BE. Ai vlerësoi se është mirë që vendi i filloi negociatat dhe se kjo do të kontribuojë që qytetarët t’i afrohen BE-së.

“Është e qartë se Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, por dua t’i shoh opozitën dhe pushtetin të bashkëpunojnë kur bëhet fjalë për plotësimin e qëllimeve kryesore dhe afrimin drejt BE-së. Ata mund të debatojnë për korrupsionin, krimin e organizuar, reformat, Por kur bëhet fjalë për të ardhmen e vendit dhe reformat kyçe duhet të punojnë së bashku për interesin e qytetarëve.

Ky është raporti i parë i Komisionit evropian për vendin tonë pasi më 19 korrik të këtij viti u mbajt Konferenca e parë ndërqeveritare me BE në Bruksel me çka filluan negociatat për anëtarësim.