Korridori 8 dhe 10D pritet të përfundojnë në vitin 2027, do të ndërtohen 110 km autostradë

TË FUNDIT

Qeveria sot nënshkroi marrëveshjen me Behtel-Enka për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, përcjell TV21. Projekti do të kushtojë 1,3 miliardë euro, ndërsa për të dy korridoret do të ndërtohen 110 kilometra autostradë.

“Dua të theksoj se ky është projekti më i madh infrastrukturorë në historinë e vendit tonë. Nëse në 32 vjetët e fundit janë ndërtuar autostrada, në mesatare 5,5 kilometra për një vjet, me këtë projekt do të ndërtohen nga 22 deri 25 kilometra për një vjet”, tha mes tjerash zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

“Ndërtimi i këtyre katër segmenteve rrugore të autostradave pritet të përfundojnë në fund të vitit 2027, gjegjësisht punimet ndërtimore të të gjitha ndërtimeve do të përfundojnë në periudhë prej 57 muajve”, tha Ejup Rrustemi, drejtor i N.P “Rrugët Shtetërore”./tv21.tv